Bonucci: Duhet të jemi perfekt kundër Lazios

Leonardo Bonucci ka dhënë komentet e tij para finales së madhe të Superkupës së Italisë.

Juventus dhe Bonucci do të kontestohen nga skuadra e Lazios, në finalen që do të luhet në Riad.

Qendërmbrojtësi i ‘biankonerëve’ e di se Juve do të ketë punë të vëshitrë. Kështu ai u ka bërë thirrje shokëve të skuadrës duke kërkuar që të jenë Juventusi perfekt ndaj romakëve.

“Jemi në dijeni që Lazio janë në formë të mirë, por ne gjithashtu vijmë nga një ecuri pozitive me rezultate dhe performanca të mira, kështu që kemi besim” ka thënë Bonucci, transmeton lajmi.net.

“Na duhet një Juventus perfekt që të mposhtim Lazion” shtoi mbrojtësi italian.

Juventus ka pësuar vetëm një humbje këtë sezon, pikërisht nga Lazio, më 7 dhjetor, me rezultatin 3:1./Lajmi.net