Borrel dhe Lajçak urojnë Kurtin, presin vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrel dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë uruar kryeministrin Albin Kurti, ndërsa theksojnë se BE është e gatshme të lehtësojë dialogun dhe procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Borrel dhe Lajçak në Twitter shkruajnë se BE mbështet plotësisht agjendën e reformave dhe luftën kundër COVID-19.

“Urime Kryeministrit të ri të Kosovës… Presim të punojmë së bashku për ta përmbyll suksesshëm dialogun Beograd-Prishtinë. Kjo është thelbësore për rrugën drejt BE-së. Bashkimi Evropian mbështet plotësisht agjendën e reformave dhe ballafaqimin me COVID19”, shkruan Borrel.

Ndërsa, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak thotë se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi.

“Urime Albin Kurtit për postin e kryeministrit. Uroj suksese në përmbushjen e pritjeve të mëdha të qytetarëve të Kosovës. BE është e gatshme të lehtësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, shkruan Lajçak. /Telegrafi/