Breshër në Prizren (Video)

Para pak çastesh në Prizren ka filluar të bie breshër.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të redaksisë një video nga vendi i ngjarjes ku shihet se këtë qytet e kanë përfshirë reshjet e shiut të shoqëruara më kokrra të breshërit.

Ky ndryshim i motit vjen pas disa ditë temperaturash ekstreme nga Afrika të cilat përfshinë vendin.

Meteorologët për ditët në vijim kanë paralajmëruar rënie të temperaturave. Për rrjedhojë vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Do të ketë vranësira të dendura, të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 22-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-10m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. / Sinjali