BREXIT: Johnson “betohet” të largojë Britaninë e Madhe nga BE

Pak orë pas paralajmërimit të kryeministres britanike, Theresa May se do të jap dorëheqje, ka ardhur reagimi nga Boris Johnson i cili përflitet se mund të pasojë Theresa May në postin e liderit të Partisë Konservatore dhe të marr drejtimin e Qeverisë britanike.

Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të tejkaluar bllokadën e krijuar lidhur me procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Johnson ka deklaruar se do të largojë Britaninë e Madhe nga BE-ja. Madje, ai është “betuar” se do të largohen nga BE-ja edhe nëse për këtë nuk arrihet marrëveshja. “Ne do të largohemi nga BE-ja më 31 tetor, me marrëveshje apo edhe pa marrëveshje.

Rruga për të arritur një marrëveshje të mirë është të përgatitemi që fare të mos ketë marrëveshje”, ka thënë ai gjatë një konferencë në Zvicër raporton Independent. Ish-Sekretari britanik për Punë të Jashtme pritet të bëhet lider i konservatorëve në Britani të Madhe dhe kështu të bëhet kryeministër pas largimit të kryeministres aktuale, Maria Theresa May.