Britania e Madhe dhe Franca mund të jenë “epiqendra” e COVID-19 në Evropë, eskalon situata – po i afrohen Italisë dhe Spanjës

Statistikat tregojnë se Britania e Madhe dhe Franca, janë duke shkuar hapave të frikshëm të Italisë dhe Spanjës sa i përket pandemisë së coronavirusit.

Me 51.608 të infektuar dhe 5.373 të vdekur, Britania aktualisht gjendet në vendin e tetë të vendeve më të goditura në botë ngs COVID-19, por shpejtë mund të jetë edhe epiqendra e pandemisë në Evropë, transmeton Telegrafi.

Sipas tempos së rritjes së të infektuarve dhe vdekurve, në Britani numri i të vdekurve mund të shkojë në mbi 10 mijë. Sky News ka publikuar grafikun e rasteve të vdekjeve në këtë vend.

Pas 100 viktimave të para të COVID-19, përqindja e vdekjeve në Britani ka qenë më e ulët sesa ajo në Itali dhe Spanjë, që konsiderohej si një shenjë inkurajuese, por më pas ndodhi krejtësisht e kundërta.

Pikërisht në kohën kur në Spanjë dhe Itali përqindja e vdekjeve dhe të infektuarve filloi të bie, në Britani u ngrit me hapa të shpejtë.

Ndërkaq Franca është bërë vendi i pestë në botë duke tejkaluar Kinën për nga numri i të infektuarve, si dhe vendi i tretë në Evropë ku filloi të regjistron numër rekord të vdekurve.

Përqindja e vdekjeve deri në vikendin e kaluar ka shkuar në mbi 61 për qind, kurse i të infektuarve në 44 për qind. Aktualisht në këtë vend janë të infektuar 98 mijë, kurse 8.911 tjerë kanë humbur jetën.

Franca ka filluar nga java e kaluar që në statistikat zyrtare t’i numërojë edhe rastet nga shtëpitë e pleqve, e pikërisht kur virusi u “fut” nëpër shtëpitë e pleqve në Itali dhe Spanjë, ka qenë një nga arsyet kryesore që quan në katastrofë.