Britania si Amerika bën thirrje të respektohet Kushtetua për votëbesimin, përmend Qeverinë e re

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përmes profilit të saj në Tëitter u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe votëbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës që ndodhi më 25 mars në Parlament.

“Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë primare, nga Qeveria në detyrë apo Qeveria e re”, thuhet aty.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme SHBA-të kanë lëshuar një deklaratë ku demantohen të gjitha deklarimet se ka një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë dhe e cila përfshinë shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve.