Bujar Nerjovaj, jep dorëheqje nga pozita e zv/ministrit të Administratës Publike të Kosovës (Dokument)

Bujar Nerjovaj, përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social fejsbuk, njofton se pas aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka dhënë dorëheqje nga pozita e zv.ministrit të Administratës Publike. “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, media të shkruara dhe elektronike !Pasi që Gjykata Themelore në Prizren me datë 03.06.2019 mori një aktvendim dënues në çështjen time , unë sot mora një vendim personal dhe kërkova nga kryeministri i Kosovës ,z. Ramush Haradinaj, që të më liroj nga posti i zëvendësministrit të Administratës Publike të Kosovës.Edhe pse vendimi i Gjykatës nuk e ndalonte ushtrimin e detyrës së tanishme nga ana ime, ofrimi i dorëheqjes sime është i karakterit moral dhe për të treguar respektin tim të thellë ndaj kryeministrit të Kosovës ,z. Ramush Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës, organeve të drejtësisë së vendit tim dhe proceseve në të cilat ndodhet vendi im dhe si një praktikë e mirë për t`u përballur në vazhdim i pa ndikuar në procesin e mëtutjeshëm për kërkimin e pafajësisë time.Falënderoj kryeministrin për besimin e dhënë, falënderoj Ministrinë e Administratës Publike dhe gjithë stafin politik , menaxherial dhe punonjës të sajë për bashkëpunimin që kishim në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar ai. Ndryshe, ish-drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, aktualisht zëvendësministër i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, pasi është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.Mirëpo, dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren.

Image may contain: text