Bulliqi bën thirrje që kundërshtarët të goditen me bisht sakice

Tashmë ka filluar fushata zgjedhore e kandidatëve për kryetar komune të Podujevës.

Kandidati për kryetar nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, ndërkohë që përkrah kishte kreun e VV-së, Albin Kurtin u prit nga një familje e Llapit.

Në një video dëgjohet se teksa ishin duke biseduar, Bulliqi në prezenzë të Kurtit ka ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.

“Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhon mas shpine bon”, kishte thënë Bulliqi, teksa ishte duke folur për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë.

Kujtojmë se nga radhët e PDK-së, kandidat për kryetar komune në Podujevë është Naim Fetahu, ndërsa nga LDK-ja është Nexhmi Rudari.

Zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe në Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 29 nëntor, mirëpo sipas udhëzimeve të IKSHPK-së për shkak që të parandalohet përhapja e COVID-19.