Bulliqi: Presidenti po e pengon qëllimshëm mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqinë seancën e Kuvendit të Kosovës në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së tha se të dielën me lejimin e mbajtjeve të zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, është cenuar rëndë integriteti shtetëror, ndërsa tha se presidenti i vendit, Hashim Thaçi po pengon mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë.

Bulliqi tha se Qeveria Hoti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me këtë mundësi që i ka dhënë Serbisë për të organizuar zgjedhje në vendin tonë.

“Pretendimet e Serbisë i dimë të gjithë por obligimi ynë është që të respektojmë Kushtetutën e Kosovës, dhe mbrojtja e sovranitetit dhe integritetin. Kushtetutën e shkelet kur lejuat mbajtje3n e këtyre zgjedhjeve. Serbët nuk votuan si votues jashtë shtetit, përmes postës apo zyrat ndërlidhëse por si votues të rregullt brenda saj”, tha Bulliqi.

Deputeti i LVV-së, po ashtu u shpreh se kjo Qeveri lejoi zgjedhjet e Qeverisë serbe në Kosovë ndërsa në Podujevë ka mbi 3 muaj

“Privimi i qytetarëve të Podujevës duke i privuar nga e drejta e tyre për të zgjedhur Kryetarin e Komunës po bëhet me vendime antikushtetuese të Presidentit e me motiv politik. Justifikimi për shkak të pandemisë tashmë është pa motiv”, tha Bulliqi.

Ai tha se pengimi i zgjedhjeve është i qëllimshëm dhe antikushtetues nga ana e presidentit.