Burri 29-vjeç vret me thikë bashkëshorten dhe largohet nga banesa

Burri vret gruan me thikë në lagjen “Sheq i madh” në qytetin e Fierit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 17:20 të pasdites së sotme, ku Demokrat Mediaj qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Irvanën.

Pasi e ka goditur me thikë, 29-vjeçari e ka lënë të vdesë bashkëshorten duke u larguar me shpejtësi nga banesë. Policia ka nisur menjëherë nga puna për kapjen e tij, duke ngritur pika kontrolli në qytet. Ndërkohë ende nuk dihen detaje se çfarë ka ndodhur mes çiftit që ka shkaktuar edhe sulmin që i ka kushtuar jetën të resë.

Policia e Fierit ka bërë me dije detajet e para lidhur me krimin e ndodhur brenda familjes, ku burri vrau me thikë gruan. Mësohet se Demokrat Mediaj ka qëlluar me thikë mbi gruan e tij, Irvanën, e cila ka ndërruar jetë në vend. Pasi ka kryer vrasjen 29-vjeçari ka ikur nga banesa, ndërsa Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për ta kapur.

“Informacion paraprak/ Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar Policia e Shtetit.