Burri rrahë gruan në Pejë – Policia i sekuestron armën e gjuetisë

Një burrë, pas mosmarrëveshjes që kishte me gruan e tij, e ka rrahur atë, ndërsa tek i njëjti Policia ka sekuestruar armën e gjuetisë, për të cilën ai posedonte leje përkatëse.

Rastin për media e ka konfirmuar Zyra për Informim e Dtejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, duke e cilësuar rastin si:”DHUNË NË FAMILJE”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Të njëjtit me vendim të prokurorit, i është sekuestruar një armë gjuetisë (me leje përkatëse) për shkaqe sigurie dhe është dërguar në mbajtje”- thuhet nga Policia e Pejës.