Buxheti i vitit 2020 përsëri buxhet i asistencës sociale

Ministria e Financave ka publikuar Qarkoren e parë buxhetore ku ofrohen udhëzimet e para për hartimin e buxhetit për vitin 2020 dhe vlerësimet për vitet 2021-2022, kalendarin kohor indikativ si dhe kufijtë fillestar buxhetor për vitin 2020 dhe vlerësimet për vitet 2021-2022 për çdo Organizatë Buxhetore.

Në bazë të këtij dokumenti, kufiri i përcaktuar i buxhetit për vitin 2020 është 1,511,112,706 euro ku Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale prin dukshëm me buxhet më të lartë me gjithsej 469,355,983 euro pasuar nga Ministria e Infrastrukturës me buxhet pothuajse përgjysmë të vogël, me 240,551,965 euro.