Bytyçi i PDK-së: Çka ndodhi me Murat Jasharin, nëse Osmani është kandidatja e LVV-së për presidente

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se kalimi i Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje do të zbulojë një teori të për për përçarje e shkatërrim të oponentëve politik.

Bytyçi pyet se çfarë ndodhi me Murat Jasharin, pasi Vjosa Osmani është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente.

“Jam bindur se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrë të mirëfilltë, do të zbuloj një teori të re politike për inflitrim, përçarje dhe shkatërrim të oponentëve politik. Lufta e Trojës më nuk do të jetë referencë për taktizime, por Vjosa e Albinit. Edhe nëse Vjosa Osmani është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, çka ndodhi me Murat Jasharin? Kërkoj falje se harrova, edhe ai është i Drenicës”, shkruan Bytyçi.

Ndryshe, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot rreth kërkesës së Enver Hoxhajt, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër për një debat televiziv.

Kurti në një konferencë për media tha se në Kosovë ka garë të ashpër mes dy partive të vjetra për vendin e dytë.

“…Është e vërtetë sepse është evidente, se në Kosovë ka një garë të ashpër mes dy partive të vjetra. Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në atë garë, as unë, as zonja presidente as s’kemi çka bëjmë e çka kërkojmë”, u shpreh Kurti.