Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, thotë se lojërat politike brenda vendit me njëri tjetërin e kanë dobësuar Kosovën dhe është forcuar Serbia.
”Me këtë qasje dhe këtë mendësi të lojërave meskine politike brenda vendit e kundër njeri-tjetrit, e kemi dobësuar shtetin tonë dhe kemi forcuar Serbinë.”
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se Partia Demokratike e Kosovës, disa herë ka tërhequr vemendjen për papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e kësaj qeverie të shkarkuar, përkundrejt menaxhimit të krizës së pandemisë.
Gjithashtu Bytyçi thotë se PDK-ja, ka ngrutur zërin edhe për rreziqet që vijnë si pasojë e vakumit institucional, që janë shkaktuar nga konfilikti i dy partënerve të kësaj qeveria në dorëheqje.
Posti i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës, ka tërhequr tashmë disa herë vëmendjen për papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e kësaj qeverie të shkarkuar, përkundrejt menaxhimit të krizës së pandemisë.
Po ashtu, kemi ngritur zërin për rreziqet që vijnë si pasojë e vakumit institucional të shkaktuar prej konfliktit të dy partnerëve të qeverisë së shkarkuar.
Kjo situatë e paprecedentë ka bërë gjithashtu që ne të humbim përqendrimin tonë për sa i përket ballafaqimit me politikën agresive dhe synimet dashakeqe të Serbisë.
Me këtë qasje dhe këtë mendësi të lojërave meskine politike brenda vendit e kundër njeri-tjetrit, e kemi dobësuar shtetin tonë dhe kemi forcuar Serbinë.
Kjo situatë çoroditjeje në Prishtinë e kombinuar me papjekurinë e kësaj qeverie, i ka dhënë mundësi Serbisë që të shfrytëzojë situatën dhe të rikthejë e forcojë strukturat paralele duke dëmtuar rëndë shtetin tonë.