Cahani: Pse duhet ne ta bartim koston e një qeveria të papërgjegjshme?

Aktivisti i shoqërisë civile dhe njohësi i pushtetit lokal, Naim Cahani, ka reaguar ndaj nivelit të lartë të suficitit në Komunën e Prizrenit.

Cahani ka deklaruar se suficiti i Komunës së Prizrenit të udhëhequr nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, në dy vitet e fundit ka arritur vlerën prej rreth 5 milionë eurosh. Ai më tej ka përmendur edhe aktakuzar e ngritura ndaj 5 drejtorëve të Haskukës duke theksuar se 4 prej tyre ende vazhdojnë të marrin vendime në emër të qytetarëve.

“Në vitin 2018 rreth 2.4 milion euro për investime janë shkuar në suficit nga granti qeveritar. Të dhënat na tregojnë që edhe viti 2019 nuk është hiq më premtues. Gjendja në teren tregon për nevojë të investimeve, në realitet financat kthehen në suficit. Për dy vjet rreth 5 milion euro më pak investime, për dy vjet 5 drejtorë me aktakuza dhe në këtë katrahurë, vazhdojnë 4 drejtorë me marrë vendime në emër të qytetarëve”, ka shkruar Cahani nga KDI, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Ai gjithashtu ka ngritur dilemës se pse qytetarët duhet ta bartin koston e një qeverie të papërgjegjshme.

 

Ky është postimi i plotë i Naim Cahanit:

Kostoja e një qeverie të pa përgjegjshme!!

Në vitin 2018 rreth 2.4 milion euro për investime janë shkuar në suficit nga granti qeveritar. Të dhënat na tregojnë që edhe viti 2019 nuk është hiq më premtues.

Gjendja në teren tregon për nevojë të investimeve, në realitet financat kthehen në suficit.
Për dy vjet rreth 5 milion euro më pak investime, për dy vjet 5 drejtorë me aktakuza dhe në këtë katrahurë, vazhdojnë 4 drejtorë me marrë vendime në emër të qytetarëve.

E pse na duhet me bartë koston e një qeverie të pa përgjegjshme?!!

Urime Viti i Ri!