Caktohet seanca për formimin e Qeverisë Kurti 2

Seanca për formimin e Qeverisë së re do të mbahet nga ora 17:00.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Seanca për formimin e Qeverisë vije pasi ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i dërgoi letër më herët liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ky subjekt ta propozojë mandatarin për kryeministër./koha.net