Caritasi zviceran festoi 20 vjetorin e saj në Kosovë

Në një ceremoni zyrtare, Caritasi zviceran festoi 20 vjetorin e saj në Kosovë.

Kjo organizatë ndërkombëtare ka mbështetur njerëzit e prekur nga varfëria dhe grupet e cenueshme të shoqërisë. Përfaqësuesit e institucioneve qeveritare, shoqëria civile dhe mediat morën pjesë në këtë ngjarje.

Përfaqësuesit e Caritasi Zviceran, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe ata të Qeverisë së Kosovës në fjalimet e tyre theksuan kontributin e rëndësishëm të Caritasit zviceran në Kosovë gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

Ceremonia zyrtare u përmbyllë me një garë të vizatimeve me temën “Unë kontribuoj për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm”, që u organizuar me rastin e përvjetorit të Caritas zviceran në Kosovë.

Nga më shumë se 300 vizatimet që ishin dorëzuar nga fëmijët e shkollave të ndryshme nga i gjithë vend, tre edukator dhe 3 fëmijë u shpërblyen me materiale mësimore dhe shkollore.