Caritasi Zviceran vazhdon me përkrahje

Caritasi Zviceran në bashkëpunim me komunën e Kamenicës ka mbështetur 13 fermerë përfitues nga Kamenicës me paketa granti për prodhimin e mjaltit dhe pajisje për bletari.

Janë shpërndarë materialet thelbësore si koshere bletësh LR, centrifugë elektrike, kulluese mjalti, depozitë për grumbullimin e mjaltit, vaska për heqjen e kapakëve të mjaltit, fletë dylli dhe mjetet tjera, duke u mundësuar bletarëve prodhimin e mjaltit në përputhje me standardet e kërkuara për prodhimtarinë e mjaltit.

Janë dorëzuar paketa granti të kompletuara dhe të përbëra nga të gjitha materialet e nevojshme për prodhim dhe ekstraktimin e mjaltit, duke lehtësuar punën e bletarëve që të fokusohen kryesisht në prodhimin cilësor.

Paketat e granteve mbulohen 50% nga Caritasi Zviceran, 35% nga komuna e Kamenicës dhe 15% nga bletarët.