Çaste interesante nga Samitit G7

Momente interesante janë shënuar në Samitin G7 të mbajtur këtë vit në qytetin Biarritz të Francës.

Në ditën e tretë të Samitit G7, liderët botërorë po vazhdojnë të diskutojnë tema të rëndësisë globale sikurse Ukraina, Siria, BREXIT, Irani e tema tjera të ngjashme.

Në fotografitë e publikuara nga agjencitë e lajmeve shihen çaste të veçanta të liderëve botërorë.

Në foto shihet Presidenti i SHBA-ve Trump në një përshëndetje të afërt me Kancelaren Gjermane Merkel.

Kryeministri Birtanik Johnson bën “shaka” para Presidentit Francez Macron derisa bisedojnë për BREXIT.

Përshëndetje të ngrohtë i ka ururar Kryeministrit Kanadez Trudeau edhe gruaja e Presidentit Amerikan Trump, Melania Trump.