Çeku: Fshatrat duhet t’i shndërrojmë në destinacione turistike

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se ekonomia e fshatit duhet të ketë diversitet dhe se nuk mjafton vetëm bujqësia për zhvillimin ekonomik rural.

Fshatrat duhet t’i shndërrojmë në destinacione turistike. Nuk mjafton vetëm bujqësia, ekonomia e fshatit duhet të ketë diversitet. Për produktin e tij bujqësor, fermeri nuk duhet të kufizohet vetëm me një treg. Tregun e dytë duhet ta sigurojmë duke ia dërguar në shtëpi. Turizmi ka potencial për të rritur ekonominë e fshatit dhe krijuar vende të reja pune”, ka shkruar Çeku në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Ish Zëvendës Ministri për Turizëm në Qeverinë e Shqipërisë, Hajrulla Çeku, ka shtuar se Qeveria duhet t’i përkrahë fermerët me skema bashkëfinancimi për t’i shndërruar shtëpitë dhe fermat e tyre në njësi pritëse dhe shërbyese për turistë.

“Zhvillimin rural e reduktuan, duke e barazuar me ndarjen e subvencioneve. Zona rurale dhe malore e Kosovës vazhdon të fle mbi pasuri të jashtëzakonshme që asnjëherë nuk u shfrytëzua për mirëqenien e banorëve. E gjithë kjo shkon bashkë me mbrojtjen e natyrës, restaurimin e monumenteve në këto zona dhe përmirësimin e infrastrukturës”, ka shkruaj më tej Hajrulla Çeku.