Çeku: Ristrukturim institucional për të siguruar zhvillimin e turizmit në Kosovë

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka propozuar ristrukturim institucional për të siguruar zhvillimin e turizmit në Kosovë.

“Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm turistik. Urgjentisht na duhet ristrukturimi institucional për të vendosur turizmin në nivel të lartë prioriteti. Zhvillimi i standardeve për shërbimet turistike është domosdoshmëri. Në të njëjtën kohë, duhet të nisim sistemin e menaxhimit të destinacionit. Mbrojtje e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, investime në marketingun e turizmit, kredi të buta për ndërmarrjet turistike. Gjithashtu, zhvillimi i infrastrukturës dhe krijimi i kuadrove të shkathta shërbyese dhe menaxhuese”, ka shkruar Çeku në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Ish Zëvendës Ministri për Turizëm në Qeverinë e Shqipërisë, Hajrulla Çeku, ka shtuar se turizmit në Kosovë asnjëherë nuk i është dhënë rëndësia e duhur dhe se shumë burime turistike janë degraduar, operatorët janë dekurajuar dhe se investimet e premtuara nuk kanë ndodhur kurrë.

“Turizmi diversifikon ekonominë lokale, krijon vende të reja pune, zbut varfërinë, duke kontribuar në të njëjtën kohë në ruajtjen e burimeve natyrore dhe traditave lokale të vendit tonë. Është shumë e thjeshtë, duhet dije e vullnet”, ka shtuar më tej Çeku.