Certifikohen pjesëtarët e FSK-së të “Njësisë për Siguri Fizike”

Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë është mbajtur ceremonia e certifikimit të 198 pjesëtarëve, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin “Njësia për Siguri Fizike”.

Në ketë ceremoni të certifikimit morën pjesë Ministri i Mbrojtjes zoti Rrustem Berisha, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, gjeneralbrigade Fadil Hadergjonaj dhe komandantë të batalioneve të Brigadës të Reagimit të Shpejtë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.