Çështja e privatizimeve, Blerim Devolli sot rrëfehet para deputetëve

Biznesmeni kosovar, Blerim Devolli është paraparë të dalë sot para deputetëve për të raportuar lidhur me çështjen e privatizimeve.

Devolli është ftuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar për Procesin e Privatizimit, në cilësinë e pronarit të kompanisë “Devolli Group”.

Mbledhja pritet të mbahet në orën 13:00.

Përveç Devollit, ky komision ka paraparë që sot t’i intervistojë edhe blerësin e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, Arian Hasani si dhe Kryesuesin e Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt- në AKP, Skënder Hasani.