Çfarë ndodh me Presidencën nëse Thaçi nesër jep dorëheqje?

Njoftimi i datës 24 prill nga Zyra e Prokurorit të Specializuar se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit Thaçi e Kadri Veslit di të dyshuar për Krime Lufte ka ndryshuar ngjarjet e planifikuara në agjendën e krerëve shtetëror.

Si pasojë e njoftimit për këtë aktakuzë presidenti Thaçi si dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë anuluar pjesëmarrjen në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë ku pritej të diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi.

Edhe reagimet tjera kanë qenë të shumta, në disa raste në favor të Thaçit e Veselit e në disa raste kanë përkrahur punën e Gjykatës Speciale.

Presidenti Thaçi që ishte nisur për në Uashington, rruga i ‘u ndërpre në gjysmë, pasi pas njoftimi të Prokurorisë Speciale Thaçi u rikthyer në Kosovë.

Thaçi deri më sot nuk ka reaguar dhe nu ka pasur përgjigje për akuzat e Prokurorisë Speciale që e ngarkojnë me rreth 100 vrasje, tortura dhe krime tjera të rënda.

Presidenti Hashim Thaçi kishte paralajmëruar për sot një konferencë nga zyra e tij, por pak orë para fillimit të kësaj konference Thaçi e ka anuluar për ta shtyrë për ditën e nesërme.

LAJME365 mëson se Presidenti Thaçi ka përgatitur dorëheqjen, që në procedurat para Gjykatës Speciale nëse konfirmohet akuzat e Prokurorisë, të mos niset si President i vendit por vetëm si individ i thjeshtë.

Por çfarë parasheh Kushtetua e Kosovës në këto situata?

Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.

Por në situatën aktuale Thaçi do të dueht të ndërmerr veprime konkrete dhe ja ta pezullon detyrën e tij si President.

Ndërsa Presidenti i Republikës së Kosovës mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse ai/ajo është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë ose nëse ajo/ai nuk është i/e aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të sëmundjes së rëndë.

Gjithashtu nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është dënuar për ndonjë krim të rëndë ose kur nëse Kuvendi, në pajtim me këtë nen, konstaton që Presidenti nuk është i aftë të ushtrojë përgjegjësitë e tij/saj për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, Kuvendi mund të shkarkojë Presidentin me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij.

Mirëpo në rastin konkret aktakuzat e Prokurorisë Speciale ende nuk janë konfirmuar nga ana e gjyqtari i cili pritet të shqyrtojë këto aktakuza, por edhe nëse aktakuza konfirmohet kjo nuk i jep të drejtën Kuvendit ta shkarkojë Presidentin, deri në një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës.

Në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të publikuar më 24 qershor, thuhej se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.