Çfarë po ndodh? Bien Facebook, Instagram dhe Messenger

Ata janë disa nga aplikacionet më të njohura të mediave sociale në të gjithë botën, por duket se Facebook, Instagram dhe Messenger kanë rënë ditën e sotme.

Prej më shumë se një ore, një problem u është shfaqur përdoruesve të “chatit” në Facebook. Përdoruesit nuk janë në gjendje të dërgojnë dhe të marrin mesazhe me njëri-tjetrin. Ndërkaq para syve të tyre shfaqet një mesazh që thotë “në pritje të rrjetit”.

Problemet teknike vijnë në një kohë kur Instagrami u godit gjithashtu në shërbimin e tij të mesazheve të drejtpërdrejta, gjë që e bëri të vështirë dërgimin ose marrjen e bisedave të reja. Problemet prekën veçanërisht njerëzit në Evropë tregon faqja “Down Detector”.

Deri tani, Facebook nuk ka dhënë ndonjë sqarim të detajuar çfarë po ndodh, por dihet se ka gati një orë që ka probleme.

Duhet theksuar se edhe javët e fundit ka pasur defekte në FACEBOOK, ku ka ndodhur që të mos funksionojë fare aplikacioni.