Challandes flet pas fitores ndaj Gjeorgjisë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë në një intervistë për SuperSport se Kosova ka arritur një fitore kolektive shumë të rëndësishme

Zvicerani ka thënë se qysh në fillim skuadra pati posedimin e topit dhe krijonte mundësi për të shënuar gol.

“E filluam shumë mirë ndeshjen, kishim shumë shanse dhe e patëm epërsinë me plot meritë”, tha ai.

Challandes ka thënë se ata mundën që ta përfundojnë këtë ndeshje edhe më herët por që nuk e arritën këtë për shkak se humbën shanse të mira për gol.

“Konsideroj se ishte një fitore e merituar! Luftuam bashkë. Kjo fitore është një fitore e skuadrës. Për mua ishte shumë më rëndësi që të japin një fitore kolektive. Është një hap i parë i mirë”, tha Challandes.  /GazetaExpress/