Challandes i kënaqur me lojën ndaj Malit të Zi

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur i kënaqur me lojën e Kosovës ndaj Malit të Zi, në fitoren 2 me 0 të hënën në “Fadil Vokrri”.

Challandes ka thënë, pas fitores që erdhi me golat e Amir Rrahmanit e Vedat Muriqit, se ekipi u përballë mirë me presionin.

“Kemi pasur preison pak, por kemi luajtur mirë. Kemi mbajtur topin. Ishte lojë shumë e mirë, taktikisht dhe mentalisht. Duhet të jemi pozitivë, më agresivë”, ka thënë ai pas takimit.