Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se pjesa e parë ishte e mirë, por gabimet ndodhën në pjesën e dytë.
“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, kreative, pozicionim të mirë, por mungonin ato pasimet, apo gjuajtjet e fundit”, tha Challandes pas humbjes me Anglinë në “Fadil Vokrri”.
Për Ibrahim Dresheviqin, trajneri i Kosovës pati përshtypje të mira, ndonëse tha se ka bërë disa gbime.
“Dresheviqi ka luajtur mirë, por ka bërë edhe gabime, gabime jo-normale. Ishte lojë e mirë, si paraqitje e tij e parë. Ai duhet të mësojë më shumë”, u shpreh Challandes.
Më tej, ai tha se shpreson që Kosova do ta arrijë kualifikimin përmes Ligës së Kombeve, por tha me shaka: “shpresojmë që të mos e kemi më në grup Anglinë”. / Koha.net