Çifti bashkëshortor sulmon një femër në Pejë

Një femër ka raportuar se, në Pejë, një burrë dhe grua,pas një mosmarrveshje e kanë kanosur verbalisht dhe ia kanë dëmtuar derën e banesës së saj.

Sipas raportit, burri me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja e tij është liruar në procedurë të rregullt.

“KANOSJE & DËMTIM I PASURISË
Pejë 27.03.2021-14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare s’bashku me bashkëshortin, të dyshuarin mashkull kosovar, e kanë kanosur verbalisht dhe i kanë dëmtuar derën e hyrje së banesës. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar Rasti është duke u hetuar.”-thuhet në raportin policor.