Cila është komuna me performancën më të mirë në Kosovë?

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë kanë ndarë Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 4.9 milionë eurosh.

Ky grant është për vitin 2020 dhe është në bashkëfinancim i fondeve të MAPL në vlerë prej 2.5 milionë eurosh si dhe donatorëve në vlerë prej 2.4 milionë eurosh.

Me këto grante do të shpërblehen komunat, të cilat kanë pasur performancë më të mirë në qeverisje demokratike, menaxhim komunal dhe ofrim i shërbimeve publike.

Vlerësimi i performancës komunale për grantin e vitit 2020 shpërblen 23 komuna si dhe ndanë shpërblim shtesë për 3 komunat me performancën më të mirë.

Kosova është vendi i vetëm në rajon i cili ka një sistem të menaxhimit të erpformancës, duke rritur në këtë mënyrë llogaridhënia dhe transparenca e punës së komunave. Granti i Performancës i implementuar nga Helvetas Demos është projekt, i cili ka filluar në vitin 2017.

Komunat përfituese janë: Pejë, Junik, Lipjan, Kaçanik, Gjilan, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri, Hani i Elezit, Klinë, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Gjakovë, Suharekë, Malishevë, Viti, Gracanicë, Kllokot, Ranillug, Gllogovc, Shtërpcë, Mamushë dhe Leposaviq.

Ndërsa tri komunat të cilat do të shpërblehen me mjete shtesë janë: Komuna e Pejës- vendin e parë, Komuna e Junikut-vendin e dytë dhe Komuna e Lipjanit- vendin e tretë.

 

Komuna e Pejës do të përfitojë nga Granti i Performancës 566 mijë e 558 euro ndërsa do të shpërblehet me 245 mijë euro si komuna më e mirë, që në total do të përfitojë 811 mijë e 558 euro.

 

Komuna e Junikut do të përfitojë 40 mijë e 254 euro nga Granti i Performancës si dhe do të shpërblehet me 147 mijë euro si një ndër komunat më të mira, që në total i bie 187 mijë e 254 euro.

 

Komuna e Lipjanit do të përfitojë 302 mijë euro nga Granti i Performancës si dhe do të shpërblehet me 98 mijë euro si një ndër komunat më të mirë, totali i bie të jetë 400 mijë euro.

 

Komuna e Gjakovës do të përfitojë 389 mijë e 732 euro

Komuna e Gjilanit do të përfitojë 430 mijë e 423 euro

Komuna e Gllogovcit do të përfitojë 287 mijë e 151 euro

Komuna e Gracanicës do të përfitojë 53 mijë e 998 euro

Komuna e Hani I Elezit do të përfitojë 49 mijë e 315 euro

Komuna e Kacanikut do të përfitojë 169 mijë e 508 euro

Komuna e Klinës do të përfitojë 183 mijë e 976 euro

Komuna e Kllokotit do të përfitojë 11 mijë e 895 euro

Komuna e Leposaviqit do të përfitojë 7 mijë e 685 euro

Komuna e Malishevës do të përfitojë 203 mijë 147 euro

Komuna e Mamushës do të përfitojë 11 mijë e 261 euro

Komuna e Mitrovicës së Jugut do të përfitojë 346 mijë e 427 euro

Komuna e Rahovecit do të përfitojë 255 mijë e 731 euro.

Komuna e Ranillugut do të përfitojë 20 mijë e 938 euro

Komuna e Shtimes do të përfitojë 124 mijë e 461 euro.

Komuna e Skenderajt do të përfitojë 207 mijë e 315 euro.

Komuna e Shtërpcës do të përfitojë 31 mijë e 142 euro.

Komuna e Suharekës do të përfitojë 231 mijë e 956 euro.

Komuna e Vitisë do të përfitojë 150 mijë euro.

Komuna e Vushtrrisë do të përfitojë 335 mijë euro.