Cila ishte arsyeja e vizitës së Edi Ramës në Kosovë?

Në një vizitë dy ditore, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takoi të gjithë liderët politik, por nuk realizoi takim me Ramush Haradinajn.

Vizita e Ramës në Kosovë erdhi pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e vendit Hashim Thaçin dhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Por përtej kësaj Rama duket që erdhi për një synim dhe qëllim tejtër.

Bashkimi i forcave politike, që duket që ditëve në vazhdim do të realizohet.

Kjo pasi që në koalicionin LDK- AAK- NISMA pritet ti bashkohet edhe PDK-ja, e cila kishte deklarur se përkundër ofertave do të qëndronte në opozitë.

Mirëpo vizita dy ditore e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama duket se do të ndikojë në skenën politike në Kosovë.

Edi Rama kishte takuar të gjithë liderët politikë, duke filluar nga Presidenti Thaçi e deri tek ish  kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa vizitën e tij dy ditore e kishte përmbyllur në një dark në Swiss Diamond në qendër të Prishtinës të ftuar nga Thaçi e Veseli.

Në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit dy ditor në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar liderin e LDK-së, Isa Mustafa në vendbanimin e tij në Prapashticë.

Ndërsa në një takim në zyret e Vetëvendosjes, Rama kishte pasur një takim rreth dy orësh me liderin e Vetëvendosjes.