Cila komunë po e kundërshton vendimin e ri të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Komuna e Rahovecit ka dalë kundër vendimit të ri të Qeverisë në dorëheqje për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Kjo Komunë ka shprehur qëndrimin se vendimi i fundit i Qeverisë në dorëheqje cenon rëndë të drejtën për punë dhe se fermerëve të kësaj ane do t’ua pamundësojë kryerjen e punëve pranverore.

(Vendimi i plotë) Masat e reja për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë

Sipas një deklarate të publikuar nga Drejtoria për Bujqësi e kësaj komune, një orē e gjysmë në ditë një fermeri nuk do ti mjaftojë as për të shkuar në vend- punishte, e leje më të përfundojë punët.

Ky është reagimi i plotë i Komunës së Rahovecit:

“Çka mbjell, do të korrësh”

Masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, cenojnë rëndë të drejtën për punë, si e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe me ligjet tona në fuqi.

Rajoni i Anadrinisë, përkatësisht Komuna e Rahovecit që njihet si rajoni me bujqësinë më të zhvilluar, masat e reja të MSH-së, do t’iu pamundësojë fermerëve tanë kryerjen e punëve pranverore.

Një orē e gjysmë në ditë një fermeri nuk do ti mjaftojë as për të shkuar në vend- punishte, e leje më të përfundojë punët.
Nëse fermerët tanë nuk do të kenë mundësi të mbjellin tani, cka do të korrin më vonë?

Qeveria të reflektojë, burim i të ardhurave pēr mbijetesë i shumicës së banorëve të komunës së Rahovecit, mbetet bujqësia.

Mos na e ndalni hovin e prodhimit, mos na pamundësoni mbijetesën!

Rahovec
13/04/2020