Cilat janë 6 komunat e Kosovës që nuk ende asnjë rast të konfirmuar me Coronavirus?

Mbrëmë janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me koronvirus në Kosovë, duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve në vend të arrijë në 362.

Me rritjen e numrit u zgjerua edhe harta e komunave të prekura në Kosovë, përkatësisht u shënuan rastet e para me koronavirus edhe në Rahovec e Istog.

Megjithatë, janë edhe 6 komuna në vend të cilat ende nuk janë prekur nga pandemia COVID-19.

Komunat të cilat nuk kanë shënuar ende asnjë rast me koronavirus janë: Deçani, Mitrovica Jugore, Dragashi, Shtërpca, Kaçaniku dhe Novobërda.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 362 raste pozitive me koronavirus, 59 prej të cilëve janë shëruar, 7 të tjerë kanë ndërruar jetë. Kurse, 9 komuna janë futur në karantinë./Gazeta Sinjali.