Cilat janë dënimet dhe gjobat për ata që shkelin vendimin e kufizimit të lëvizjes?

Ministria e Shëndetësisë i ka dorëzuar të gjithë Komunave të Kosovës qarkoren informative lidhur me gjobat për mosrespektimin të Urdhëresave dhe Vendimeve në kaudër të masave për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë së Coronavirusit.

Në këtë qarkore infromative të Ministrisë së Shëndetësisë janë paraparë gjoba nga 1000 deri 2000 euro që do t ‘iu shqiptohet personave fizik, e 3000-8000 euro atyre juridik.

Kujtojmë se dje në të gjitha komunat në vend janë vendosur shirita në sheshe nga Policia e Kosovës me vendim të Qeverisë për të ndaluar grumbullimin e njerëzve.