Cilat janë rezultatet e para nga Stambolli

Sot janë mbajtur zgjedhjet e përsëritura për Kryetar të Stambollit ku të drejtë vote kanë pasur gjithsej 10,570,222 qytetarë të metropolit turk.

Rezultatet preliminare ende nuk janë publikuar, në kuadër të ndalesës së vendosur nga autoritetet zgjedhore.

Megjithatë, nga informatat që qarullojnë në rrjetet sociale, pretendohet se kandidatin opozitar, Ekrem Imamoglu, e pret një fitore e pastër përballë kandidatit të partisë së Presidentit turk Erdogan, Binali Yildiri.

Për pak minuta, pritet që të dalin edhe rezultatet preliminare të publikuara nga Anadolu Agency, e cila është agjenci e vetme e akredituar për të publikuar rezultatet nga zgjedhjet për kryetar të Stambollit.