Cilat komuna janë të pa prekur me COVID-19

Nga 38 komunat që i ka Republika e Kosovës vetëm pesëmbëdhjetë prej tyre nuk kanë raste të konfirmuara me COVID-19.

Shtërpca, Skënderaj, Juniku,Ranillugu, Rahoveci, Parteshi, Novobërda, Mitrovica jugore, Mamusha, Kllokoit, Kaçaniku, Istogu, Graçanica, Deçani dhe Dragashi ende nuk kanë të paraqitur asnjë rast pozitiv me coronavirus.

Në Kosovë, komuna e Malishevës mbetet më e prekura me COVID-19.

Nga 13 marsi, deri më sot, në Kosovë janë paraqitur 250 raste pozitive me COVID-19.

7 pacientë kanë vdekur si pasojë e pandemisë, ndërsa 52 janë shëruar.

Nga rastet  e konfirmuara pozitive, sipas komunave: gjashtëdhjetë e gjashtë (66) raste nga komuna e Malishevës, njëzet e shtatë (27) raste nga Prishtina, njëzet e një (21) raste nga komuna e Vushtrrisë, njëzet (20) raste nga Mitrovica e Veriut, njëzet (20) raste nga Ferizaj,  tetëmbëdhjetë (18) raste nga Gjilani, trembëdhjetë (13) raste nga Kamenica, dhjetë (10) raste nga Gjakova, dhjetë (10) raste nga Zveçani, tetë (8) raste nga komuna e Vitisë, gjashtë (6) nga komuna e Pejës, katër (4) raste nga Podujeva, katër (4) raste nga Prizreni, katër (4) raste nga Leposaviqi, katër (4) raste nga Suhareka, tre (3) raste nga Klina, tre (3) raste nga Fushë Kosova, dy (2) raste nga Zubin Potoku, dy (2) raste nga Lipjani dhe me nga një (1) rast komuna e Drenasit, Obiliqit, Shtimes dhe Hani i Elezit.