Cili është arsyetimi i Ministres për emërimet nëpër borde të anëtarëve të Vetëvendosjes?

Qeveria në mbledhjen e djeshme (në formë elektronike) fillimisht ka shkarkuar disa borde të ndërmarjeve, pastaj menjëherë ka vedosur ti zëvendësojë bordet e shkarkuara me emërime të reja.

Kësaj rradhe Qeveria në detyrë është përkujdesur që ti ” rahaton ” edhe disa antëarë të Levizjes Vetëvendosje nëpër Borde e Komisione.

Lajme365 ekskluzivisht ka raportuar për këto emërime.

Në bordin e INFRAKOS-it Qeveria në detyrë i ” bën vend ” anëtarit të Vetëvendosjes dhe shokut të Albin Kurtit

Pas raportimeve në media për emërimet nëpër borde të anëtarëve të Vetëvendosjes, sot ka reagur Ministrja Rozeta Hajdari e cila i arsyeton këto emërime nëpër borde.

Hajdari thotë se Qeveria në dorëheqje ka emëruar bordet e e përkohshme për Postën e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina.

” Këto janë borde të përkohshme dhe emergjente të pranverës, të cilat nuk do t’i zë vjeshta aty. I kemi për ta ndalur gjakderdhjen financiare dhe rënien e lirë të ndërmarrjeve jetike për qytetarët. ” thuhet në reagimin e Ministres Rozeta Hajdari.

Ajo thotë se Mentor Hyseni e Artan Dermaku janë anëtarësuar së vonmi në LVV, por ajo i konsideron ata si profesionistë të sprovuar të Kosovës dhe jo militantë partiakë e politik.

” Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. “. 

Ministrja Hajdari siguron që Bordet e reja me mandat të plotë do të përzgjidhen përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurimit jo më larg se gjashtë muaj nga tani.

EKSKLUZIVE: Qeveria Kurti vazhdon ” ç ‘kapjen ” e shteti me emërime të anëtarëve nëpër borde

 

Ky është reagimi i ministres Rozeta Hajdari: 

Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi shkarkuar bordet ekzistuese e më pas kemi emëruar bordet e përkohshme për Postën e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina”. Këto janë borde të përkohshme dhe emergjente të pranverës, të cilat nuk do t’i zë vjeshta aty. I kemi për ta ndalur gjakderdhjen financiare dhe rënien e lirë të ndërmarrjeve jetike për qytetarët. Mentor Hyseni e Artan Dërmaku njëmend janë anëtarësuar së voni në LVV por ata janë profesionistë të sprovuar të Kosovës e jo militantë partie politike. Janë njerëz që ju beson Qeveria dhe që nuk vjedhin. Bordi i përkohshëm bën punë ekipore dhe ka vendimmarrje kolektive me shumicë votash. Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. Bordi i ri me mandat të plotë përzgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurrimit jo më larg se gjashtë muaj prej tani.