Cili është dënimi që parashihet për veprat penale që u intervistua nga Prokuroria Agim Bahtiri?

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se ka nisur hetime ndaj Agim Bahtirit, kryetarit të Komunës së Mitrovicës, mbi dyshimet për “nxitje të përçarjes dhe mos durimit”.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka thënë se Bahtiri është intervistuar të hënën.

Agim Bahtiri intervistohet në Prokurori

Kodi Penaë i Kosovës në Nenin 141 parashes veprën penale për të cilën  është intervistuar Agim bahtiri, ” Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Nëse gjatë hetimeve Prokurroia ka dyshimin e bazuar mirë se kryetari i Mitrovicës ka kryer këtë veprë penale nëpërmejt deklaratave të tij, atëher Prokuroria Themelore e Mitrovicës mund të ngritë aktakuzë ndaj kryetari Agim Bahtiri.

Nëse gjatë gjykimit vërtetohet se është kryer kjo vepër, Kodi Penal parashesh dënime me gjobë ose dënime me burgim për këtë veprë penale.

Paragrafi 1 i Nenit 141 parashesh thotë se ” Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjjet “

Mirëpo paragrafi 2 i këtij neni parshes dënime më të ashpra nëse nga këto deklarime shkaktohen trazira, dhunë ose pasoja tjera, sidomos nëse këto shkaktohen kur persoan të aktaur duke keqpërdorur pozitën e tyre i nxisin këto ngjarje me deklarime te tyre.

Paragrafi 2 i këtij Neni thotë se ”  Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën nga paragrafi 1. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. “.