Cili është mesazhi i Sami Lushtakut për Vetëvendosjes?

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë së kushdo që nxit popullin për dhunë, sipas tij, dhuna do t’i dënojë vet ata.

Ky reagim nga ana e Lushtakut ka ardhur pasi që në media u raportua se kryetari i Mitrovicës, nëherit anëtar i LVV-së, Agim Bahtiri ka deklaruar se “nëse nuk shpallen zgjedhjet nga Presidenti, do të këtë vëllavrasje”.

Për këtë deklarim edhe Prokuroria e Mitrovicës ka filluar hetime tndaj Agim Bahtirit, për veprën penale të nxitje të urrejtjes.

Prokuroria fillon hetimet ndaj kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri

Ish-kryetari i Skenderajt, tha se kush luan me zjarr, do të digjet vet prej tij.

“Po habitem se si mbi 20 vjet pas çlirimit të vendit, njerëz që s’kanë dhënë asnjë kontribut për vendin, kanë guxim për të bërë thirrje të tilla. Këta që s’kanë guxuar që t’i dalin përballë armikut kur është kërkuar prej tyre, s’besoj që e kanë guximin që t’i dalin përballë shtetit dhe popullit të Kosovës. Kushdo që është aq i çmendur, do ta marrë përgjigjen që e meriton”, ka shkruar ai.

“Liria jonë është më e vlefshme se cilido individ dhe ata që mendojnë se do ta rrezikojnë popullin me nxitje për dhunë, le ta dinë se dhuna do t’i dënojë vet ata. Kush luan me zjarr, do të digjet vet prej tij”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social “Facebook”.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar në lidhje me raportimin e mediave lidhur me  një deklaratë të tij në të cilën ai ishte shprehur që nëse nuk shpallen zgjedhjet nga Presidenti, sipas tij do të këtë “ vëllavrasje “.

Për këtë deklaratë përmes një postimit në Facebook ka thënë se i vjen keq për deklaratën që sipas tij është nxjerrë nga konteksti.