Çitaku për ndryshimin e ligjit: Kjo nuk është demokraci, ky është shantazh dhe bullizëm politik

ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka komentuar ndryshimin e ligjit për zgjedhje dukë thënë se nuk e konteston dhe as diskuton përmbajtjen e ligjit, por, që e neverit metoda e përdorur.
Postimi i plotë:
Ligji për Zgjedhjet është instrumenti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e demokracisë në Kosovë. Pra, pikërisht këtë demokraci në të cilën një parti opozitare fiton në mënyrë të pakontestuar 50% të votave.
Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile.
Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik.
/lajme365