City i pamëshirshëm, pushton krejt trofetë

Manchester City ka bërë arritje historike këtë stinor. Pas Kupës së Ligës dhe titullit të kampionit, me fitore 6-0 ndaj Watfordit në finale të FA Kupës është bërë ekipi i parë që ka arritur të fitojë treshen në Angli.

Raheem Sterling ka shënuar hat-trick në finale, duke u bërë lojtari i parë që e bën këtë arritje që prej vitit 1953.

Watford në anën tjetër u duk krejtësisht i humbur në fushë përgjatë finales, pasi që ekipi i Pep Guardiolës dominoi në të gjitha aspektet e lojës duke mos i lënë ‘të marrin frymë’ kundërshtarëët.

Përndryshe, nëse llogaritet edhe Superkupa e fituar në fillim të sezonit, Manchester City tashsmë ka vënë dorë në 4 garat. (nga TopSporti.com)