Çka po e pengon marrëveshjen VV-LDK, deklarohet Mustafa pas takimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit që ka zhvilluar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për arritjen e koalicionit të bashkëqeverisjes, ka thënë dallimet midis këtyre dy subjekteve politike do të zbulohen pasi të përafrohen ato.

Sipas tij, pa bisedime të tilla është e vështirë të arrihet një bashkëpunim i qëndrueshëm katërvjeçar, shkruan lajmi.net.

“E patëm një bisedë mjaft përmbajtjesore sepse pa biseda të tilla është e vështirë që të arrihet një bashkëpunim i qëndrueshëm katërvjeçar. Natyrisht se e kemi pasur pajtueshmërinë sa i përket programit qeverisës dhe çështjeve të cilat janë harmonizuar ndërmjet grupeve tona punuese”, ka thënë ai. / Lajmi.net