Beqiraj: Kam dashur të mos përballemi ndaj Kosovës!

Kosova nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Malit të Zi, në sfidën kualifikuese të zhvilluar në Podgoricë.

95-minutëshi u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.

Kosova kaloi në epërsi me golin e Milot Rashicës, mirëpo një lëshim në mbrojtje në pjesën e dytë i kushtoi me gol.

“Kur është hedhur shorti kam deshur vetëm të mos përballemi ndaj Kosovës, por fati ishte ky”, deklaroi Beqiraj për “Supersport.

“Ishte ndjenjë ndryshe, jo si në sfidat tjera, por unë mendova vetëm për anën sportive. Ishte një sfidë korrekte nga dy skuadrat. Dy ekipet patën rastet e veta, mendoj që rezultati është real. E gjithë situata ndodhi shumë shpejtë, pati ndikim të keq në skuadër. Për Kosovën kam ditur shumë sepse e kam përcjellë në shumë ndeshje. Ka skuadër shumë të mirë me lojtarë shumë cilësorë. Besoj që ky ekip ka shumë për të treguar në të ardhmen”, shtoi ai.