Çmimi Nobel/ Qeveria shqiptare sulmon Peter Handken dhe akademinë suedeze

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Nobel” shoqërohet zakonshëm me polemika, pasi jo më larg se në vitin 2016, kur trofeu dhe titulli më i lartë i nderit në rrethin botëror të lëmit të letërsisë, iu akordua kantautorit amerikan, Bob Dylan, mori udhë debati për mëvetësimin e veprave letrare nga tekstshkrimet e këngëve.

Kësaj here, vendimi i Komitetit të Nobelit, ka vulën e garancisë që do të komentohet gjer në tjerrje, pasi fituesi për vitin 2019 është zgjedhur Peter Handke, një nga mbrojtësit më të spikatur të diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç. Mospëlqimi ndaj këtij vlerësimi për një nga romancierët dhe dramaturgët që konsiderohet si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm në gjuhën gjermane, ka për bazë pritshmërinë, por edhe kriteret e Akademisë suedeze, për një të kaluar të “pacen” të kandidatit fitues.

Pikërisht ky “blatim” i Handke-s ndaj gjakatarit Millosheviç, ekspozohet si një padenjësi për t’u renditur kah figurave të pakoha, si: Hemingway, Pamuk, Kamy apo qoftë edhe lëvrueses tjetër  bashkëkohore të gjermanishtes, Elfriede Jelinek, që janë figura me një të shkuar që e kalon “filtrin” e pranueshmërisë. Në këtë “kryqëzim” kolektiv kanë marre urdher ti bashkohen edhe dy eksponentë të qeverisë shqiptare, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, si edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Cakaj, prej kohësh i vlerësuar nga kryeministri (veçse pa trofe) si “më i lëçituri mes shqiptarësh”, ka postuar një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku ndan me ndjekësit mërzitinë për “vendimin për t’i dhënë çmimin Nobel një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm po dëshmojnë në vitin 2019!”. / Lapsi.al