CNN: Arabia Saudite paguan 500 milionë dollarë për prezencën e ushtarëve amerikanë në territorin e saj

Televizioni amerikan CNN ka publikuar njoftimin se Arabia Saudite i ka paguar 500 milionë dollaër Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbuluar shpenzimet që lindin nga prezenca e ushtarëve amerikanë në territorin e Arabisë Saudite, njofton Lajme365.

Lajmi i publikuar nga CNN pretendon se një pagesë e tillë është realizuar në dhjetor të vitit të kaluar në kuadër të dakordimit të presidentit amerikan Trump për ndarjen e shpenzimeve të cilat lindin nga dislokimi i trupave ushtarake amerikane në shtetin e lindjes së mesme.

CNN njofton se gjatë Luftës së Gjirit Persik në vitet 1990-1991, Arabia Saudite, Kuvajti dhe shtete tjera të Lindjes së Mesme i kanë paguar SHBA-ve plot 36 miliardë dollarë me qëllim të bashkëfinancimit të shpenzimeve të cilat lindin nga dislokimi i forcave ushtarake amerikane në rajon.