Conte pranë Interit

Trajneri italian që bëri bujë me Juventusin dhe kaloi suksesshëm te Chelsea, pritet të bëhet trajner i ri i ekipit milanez, Inter.

Sky Italy ka bërë të ditur sot se Antonio Conte ka arritur në parim marrëveshje me Interin, pasi që nerazzurrët janë para shkarkimit të Luciano Spallettit.

Conte është pa klub që prej korrikut të vitit 2018, ndërsa marrëveshja e re e tij me ndonjë ekip nuk mund të publikohet/zyrtarizohet para 30 qershorit për shkak të çështjeve rregullative, ka bërë të ditur në fund Sky. (Nga: TopSporti.com)