COVID-19: Boris Johnson del nga kujdesi intensiv

Kryeministri britanik Boris Johnson është zhvendosur nga kujdesi intensiv pasi gjendja e tij është stabilizuar.

Kështu ka raportuar BBC duke treguar se Johnson mbetet ende në spital për shkak të prekjes nga coronavirus.

Boris Johnson u shtrua në spitalin ‘St Thomas’ në Londrën qendrore me simptoma të COVID-19, të dilelën, ndërsa u transferua në kujdes intensiv të hënen, pasi simptomat e tij u përkeqësuan.

Në Britaninë e Madhe deri sipas statistikave janë regjistruar gjithsej 61,516, të vdekur 7,111 ndërsa të shëruar janë 357.