COVID-19 ia tregon dhëmbët edhe Gjermanisë

Gjermania ka fillua t’i përjetojë pasojat fatale të virusit vdekjeprurës COVID-19.

Në mesin e shteteve evropiane Gjermania deri më tani merrej si shembull në trajtimin e coronavirusit duke shënuar numrin më të ulët të vdekjeve si pasojë e pandemisë në krahasim me numrin e të prekurve, transmeton Lajme365.

Dita e sotme ka shënuar ditën më të rëndë për Gjermaninë që nga shfqaja e COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së sotme në Gjermani janë identifikuar 6,113 persona të infektuar dhe 150 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Numri total i të prekurve me coronavirus në Gjermani ka arritur në 77,921 persona ndërkaq numri i viktimave ka arritur në 925, përcjellë Lajme365.