Covid-19/ Ishte shembull në menaxhimin e pandemisë, pas 3 muajsh Zelanda e Re raporton 14 raste të reja

Është përkeqësuar situata e pandemisë së koronavirusit në Zelandën e Re. Vendi i cili konsiderohej shembull në menaxhimin e pandemisë pas më shumë se 3 muajsh shënoi 4 raste të reja lokale.

Autoritetet në Zelandën e Re bënë me dije se numri i rasteve të reja është rritur gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 14 raste të reja me Covid-19. Kjo rritje vjen në një moment kur qyteti më i madh në Zelandën e Re, Auckland ëshë në izolim tre ditor.

Të gjitha rastet e reja janë të lidhura me 4 anëtarët e familjes që rezultuan pozitivë një ditë më parë. “Ne mund ta shohim sa serioze është situata në të cilën ndodhemi. Rasti po trajtohet në mënyrë urgjente”- tha në një konferencë për mediat kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Ndërkohë autoritetet bënë me dije se të gjithë rastet pozitive janë karantinuar dhe mund të karantinohen edhe disa nga kontaktet e tyre.