COVID-19 prek nxënësit e shkollës së Dragashit

Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë në Dragash, kanë kryer 62 (teste rapide), në shkollën “Ilmi Bahtjari” në Blaq dhe në paralelën e ndarë në Zaplluxhe, ku 5 prej tyre kanë rezultuar me COVID-19, raporton LAJME365.

Lajmin e ka bërë të ditur komuna e Dragashit përmes një njoftimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria për Arsim në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi, sot kanë kryer 62 testime, (teste rapide), në shkollën “Ilmi Bahtjari” në Blaq dhe në paralelën e ndarë në Zaplluxhe
2022/01/24 – 3:42

Nga këto teste, sa janë kryer, pozitivë kanë rezultuar 5 nxënës.
Gjendja e përgjithshme shëndetësore e nxënësve është e mirë. Edhe ata që kanë rezultuar pozitivë, kanë simptoma të lehta ose nuk kanë fare simptoma.
Në ditët në vazhdim, ne do të përcjellim në vazhdimësi gjendjen shëndetësore të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe do të marrim masa adekuate, me qëllim të pengimit të përhapjes së virusut nëpër shkolla dhe më gjërë.
Respketoni masat, mbroni vetëvetën dhe familjet tuaja.
Paqi shëndet!

/lajme365.com

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2534344563376192&id=1228449347299060